Mëngjesin e sotëm janë thyer xhamat e një lokali në Kamëz. Policia thotë se referuar të dhënave të para, xhamat dyshohet të jenë thyer si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka persona të lënduar.

 

Mësohet se lokali është në pronësi të Astrit Lami. Por e ka lënë me qira tek një person tjetër që nuk njihet me person me precedent penal.

 

Paraprakisht po hetohet ndonjë konflikt i pronarit ose qiraxhiut. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.

 

Si pistë të dytë autoritetet po hetojnë nëse autorët kanë ngatërruar objektiv.