Agjencia Turke e Koordinimit të Bashkëpunimit (TIKA) vazhdon intensivisht aktivitetin e saj në Ballkan, njofton Kosova Post.

 

Duke vizituar Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik u prit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nga Bujar Dullovi, i cili u zgjodh rishtas kryetar i Shoqatës së Tregtarëve të Çarshisë së Vjetër të Shkupit dhe anëtarët e saj.

 

Shoqata falënderoi Turqinë dhe TIKA-n për mbështetjen e tyre ndaj Çarshisë së Vjetër me artefakte historike dhe projekte sociale.

 

 

Dullovi, kryetar i Shoqatës së Tregtarëve, i ka treguar Çevikut edhe për projektet e reja në Çarshinë e Vjetër në Shkup. Tregtarët i dhuruan Çevikut një pikturë me simbole të Çashisë së Vjetër.