Atleti shqiptar Denis Gjura ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme.

 

25-vjeçari shqiptar po udhëtonte me automjetin e tij kur humbi kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen në Patra. Ai ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

 

Sipas meidave greke, shqiptari Denis Gjura ishte një atlet i Esperos Patras dhe kishte marrë disa çmime në vendin fqinj, siç ishte fitorja në “Run Greece of Patras”.