Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit, në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës.

 

 

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, tha se kjo është një nga pistat e dyshimit.

 

Ai ka thënë për KosovaPress se operacioni i shpëtim-kërkimit, i cili nisi dje, pritet të rifillojë sot.

 

 

“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet”, tha Zahiti.

 

Zahiti tha se kanë përfshirë një perimetër të gjerë të kërkimit dhe se mbetet të shihet tutje.

 

Në pamjet e publikuara shihet dhe kanali ku dyshohet se ka rënë 4-vjeçari.