Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot figurën e Ali Ahmetit, duke u shprehur se ajo që ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë.
“Ali Ahmetit mund t’i bëhen kritika plot brenda vendit, sepse është e drejta dhe detyra e kujtdo që është në opozitë të kërkojë më shumë nga kushdo që është në pushtet… Por çka ka bërë Ali Ahmeti me pushtetin për përparimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, e për afirmimin e tyre si qytetarë të barabartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një leksion historik për të gjithë ne dhe brezat që vijnë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
“E duke parë foton bashkëngjitur të një tjetër arritjeje historike të lidershipit të Ali Ahmetit, m’u kujtua fjala e mençur e një politikani të madh, “Djemtë e duan pushtetin për t’u njohur nga të tjerët, kurse burrat për të bërë për të tjerët”; kjo do të ishte diçiturë perfekte për këtë foto”, theksoi Rama.
Në foton e publikuar nga Rama tregohet Ali Ahmeti me kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferri.