Qindra punëtorë të KEK-ut protestuan sot para zyrave qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës, duke kërkuar rritjen e pagave.

 

 

Të organizuar nga Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, ata akuzuan edhe për keqpërdorime bordin ekzekutiv të KEK-ut.

 

Nexhat Llumnica nga kjo sindikatë paralajmëroi edhe greva deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

 

 

Vlen të theksohet se, protestat vijnë pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ dhe ‘’Konflikti i interesit’’.