Në Francë ndalohen fluturimet e brendshme që janë më pak se 2,5 orë.

 

Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, në vend janë ndaluar fluturimet nën 2,5 orë të cilat kanë alternativë me tren.

 

Ndalesa në fjalë do të jetë e vlefshme për 3 vite me radhë.

 

Ministri përgjegjës për Transportin, Clement Beaune, në një deklaratë theksoi se me vendimin në fjalë është vendosur ndalesa e fluturimeve mes Nantes, Bordo, Lyon dhe Paris-Orly.

 

Beaune theksoi se ky vendim përbën një hap themelor për politikën e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë.

 

Ministri francez bëri të ditur se ky hap është i pari në botë dhe se kjo përputhet me politikën e qeverisë për të inkurajuar llojet e transportit që emetojnë më pak gazra serrë./AA