Bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë janë të pamundura tani, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në një intervistë për El Pais të Spanjës.
“Për fat të keq, unë mendoj se bisedimet për paqen tani janë të pamundura”, tha ai.
Sipas tij, “të dyja palët janë të bindura se mund të fitojnë”.
“Ne jemi në dialog me të dyja palët sa më shumë që të jetë e mundur për të zgjidhur probleme specifike. Nisma më e rëndësishme ishte eksporti i drithit nga Ukraina… Dhe tani nuk shoh mundësinë e një armëpushimi të menjëhershëm dhe negociatave të paqes,” tha Guterres. .
Ai theksoi gjithashtu se qëllimi kryesor i OKB-së është të krijojë “një botë të drejtë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së”.