Është gjetur pa shenja jete 49 vjeçarja M. Kristo, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët 4 ditë më parë.

 

Trupi i pajetë i gruas është gjetur në afërsi të banesës në fshatin Gozhdarazhdë të Kolonjës.

 

Ka qenë vëllai i 49-vjeçares, që më 20 Prill ka deklaruar se ka humbur kontaktet me viktimën, ditë kur 49-vjeçarja ishte larguar nga banesa.

 

Mësohet se M. Kristo kishte probleme të shëndetit mendor.

 

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 49-vjeçares.