Shqipëria ka filluar të mbrojë parqet natyrore kombëtare që prej vitit 1940.
Zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe totale prej 109 050 hektarësh, 10.5% e fondit pyjor dhe 3.8% e sipërfaqes totale të tokës.
Zonat e mbrojtura në vendin tonë datojnë në vitin 1940 me shpalljen dhe krijimin e rezervatit të parë shtetëror të gjuetisë (Kune-Vain-Tale) në Lezhë dhe në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit në Berat.
Tani, Shqipëria ka 14 parqe kombëtare nga veriu në jug, të cilat pasqyrojnë llojet e ndryshme të natyrës dhe peizazheve në vendin tonë.
Krijimi i një parku kombëtar është një mënyrë për të ruajtur trashëgiminë tonë të përbashkët natyrore dhe kulturore.
Disa nga parqet kombëtare të Shqipërisë janë: Parku Kombëtar i Dajtit: Parku Natyror i Dajtit, Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”, Parku Kombëtar “Thethi”, Parku Kombëtar i Lurës, Parku Kombëtar “Mali i Tomorit”, Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”, Parku Kombëtar “Llogora”./ATSH