Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani ka mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe ka hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.

 

Sipas informacioneve të mediave, pritet që të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore e viktimës. Muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë, ndërsa Policia shqiptare në rrugë jo zyrtare i ka hedhur poshtë këto pretendime dhe bën me dije se një mashkull i moshës 60-70 vjeç ka ndërruar jetë në kamp si pasojë e një arresti kardiak.

 

Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme nisi mëngjesin e sotëm një operacion në kampin e muxhahedinëve, në Manëz të Durrësit, por hasi në rezistencën e iranianëve, që kundërshtuan me forcë kontrollet në kompjuterët dhe pajisjet e tjera teknologjike.