Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur deputetes, Jorida Tabaku e cila tha se pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit ishte më e ulët se në zgjedhjet e tjera.

 

 

Ai e quajti turp deklaratën e saj, duke theksuar se ata i kanë  mbështetur më shumë se asnjëherë më parë më 14 maj.

 

Rama: Turp të flasësh në emër të shqiptarëve, jo na kanë braktisur…, por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë, kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të keni parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore. Braktisësit kërkojini tek mënyra se si e interpretoni situatën në Shqipëri dhe mënyra se si flisni për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për sa na takon ne do të vazhdojmë vetëm përpara dhe sot jam shumë i lehtësuar për hir së të vërtetës sepse kemi dashur ta kalojmë vite më parë këtë projekt.

 

 

“Është fakt që mbas zgjedhjeve të 2021 largimi i shqiptarëve nga këto troje është rritur e përshpejtuar sa jo pak herë vrikemi të justifikojmë dhe me pak siklet se çfarë ndodh; kur pashë shifrat që nga mbi 122 000 votues për herë të parë, zgjodhën të shkojnë në votime as 17 mijë të tillë, pra 13.5%, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar.

Më tej, kur pashë shifrat që thuajse 300 mijë shqiptarë kishin vendosur të qëndrojnë në shtëpi atë të dielë, atëherë e kupton që kjo pafuqi është shprehur dhe me refuzimin për të votuar”, tha Tabaku.