Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u nis sot drejt Rumanisë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore më datat 4-5 qershor.

Gjatë vizitës së tij, ministri Hasani do të zhvillojë disa takime dypalëshe me zyrtarët më të lartë të vendit, si ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu; Presidentin Klaus Iohannis; zv.kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Catalin Predoiu, ministrin e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, Simona Brucura Oprescu dhe me kryetarin e Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit, Titus Corlatean.

Kjo vizitë, që pason vizitën e ministres Oodbescu në Tiranë nëntorin e kaluar gjatë së cilës u nënshkrua dhe Plani i Veprimit 2024-2025, është shprehje e vullnetit të përbashkët për të intensifikuar me tej dialogun politik./ata