Rrezikuan të mbyteshin në det, policia kufitare shpëton 4 pjesëtarë të një familje në Durrës.

 

 

NJOFITMI I POLICISE

Rrezikuan të mbyteshin në det, pasi mjeti me të cilin lundronin pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare i shkojnë në ndihmë një familjeje me 4 pjesëtarë, mes tyre 2 fëmijë të mitur. Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë njoftuar se 4 pjesëtarëve të një familjeje, mes tyre 2 fëmijë të mitur, iu rrezikohej seriozisht jeta, në det, pasi mjeti lundrues (varkë plastike) me të cilin po lundronin për qëllime argëtimi, kishte pësuar defekt, në gjirin e Durrësit.

 

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar. Si rezultat i operacionit të shpëtimit, 4 familjarët u nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin, u nxor në breg duke u tërhequr nga mjeti lundrues i Policisë Kufitare.

 

✅Mbeti i bllokuar në det, pasi mjeti lundrues Jet Ski pësoi defekt, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Triport i shkojnë në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues. Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport janë njoftuar se një shtetas kishte mbetur i bllokuar në det, në zonën e quajtur “Bovat”, për shkak se mjeti lundrues Jet Ski që drejtonte, kishte pësuar defekt në motor.

 

Mbërritja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, në zonën e sinjalizuar, si dhe ofrimi i ndihmës, bënë të mundur që drejtuesi i mjetit lundrues Jet Ski, shtetasi S. I., të nxirrej në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, u tërhoq drejt bregut, mjeti lundrues që kishte pësuar defektin. Policia Kufitare fton qytetarët, turistët dhe pushuesit që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë.