Roma ka bërë detyrën në “Olimpico”, duke mposhtur 2-0 Empolin. Të besuarit e Zhoze Murinjos zgjidhën ndeshjen 6 minutat e para, për të menaxhuar më pas më së miri rezultatin.

Verdhekuqtë zhbllokuan takimin pas vetëm dy minutash lojë me një gol me kokë të qendërmbrojtësit brazilian 24-vjeçar Ibanjez pas një goditje nga këndi të Dibala.

 

Katër minuta më mbrapa, në minutën e gjashtë, ka ardhur edhe goli i dytë dhe i fundit i ndeshjes i realizuar nga sulmuesi Abraham, edhe ky pas një goditje nga këndi të argjentinasit Paulo.

 

Marash Kumbulla nuk u preferua në këtë takim, pasi qendroi gjatë gjithë sfidës në stol. Roma synon të sigurojë një vend që të dërgon në Champions League, me konkurrencën që është e madhe.