Një tërmet me magnitudë 6.6 Rihter është regjistruar, pak më parë, në kufirin mes Panamasë dhe Kolumbisë.

 

Lëkundja sizmike ka qenë tepër e fortë dhe ka shkaktuar panik te banorët e zonës, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre.

 

 

Autoritetet kanë lëshuar një alarm për tsunami pas lëkundjeve, ndërkohë që shumë banorë në zonat bregdetare u rekomanduan që të largohen.

 

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 139 km në perëndim të qytetit Monteria, në një thellësi fokale 10 km.