Fati i Turqisë rivizatohet pas 2 ditësh.

Në këto ditë kur edhe retorika po ashpërsohet, Kılıçdaroğlu, kandidati i Aleancës Kombe, akuzoi presidentin Erdogan për takime me organizatat terroriste .

 

Duke folur në aktivitetin "Industria e fortë, Turqia e fortë, Takimi i Stambollit" , Erdogan tha "Z. Kılıçdaroğlu, në deklaratën e tij në TRT thotë se jemi në bisedime me organizatat terroriste. Nëse nuk mund ta vërtetoni këtë, jeni i neveritshëm”

“Ne nuk kemi detyrë t'i takojmë, por t'i qëllojmë në strofullat e tyre”, tha Erdogan.

 

Me tej Erdogan shtoi “Nga ana tjetër, ju shkoni në dhomat e tyre me udhëzimin që keni marrë dhe bëni takime. Ju e dini shumë mirë se ku qëndron Erdogani dhe miqtë e tij në luftën kundër terrorizmit. Ti tashmë je duke gënjyer nga mëngjes deri në mbrëmje. Problemi yt është fama. Ju dëshironi të bëheni të famshëm. Ne nuk kemi ndërmend t'ju japim këtë fame.”

 

"Kombi ynë bëri zgjedhjen e tij në favor të Aleancës Popullore me 323 deputetë në parlament. Zgjedhjet kaluan ngushtë në raundin e dytë. Kombi ynë i dërgoi mesazhe shumë të qarta opozitës dhe botës. Kombi ynë i ka dhënë edhe një herë një votëbesim sistemit të qeverisjes presidenciale." tha ai.

 

Erdogan i drejtoj një pyetje kryetarit të opozitës “Kılıçdaroğlu, pse nuk shkuat në Hatay Defne? Aty morët 90 për qind të votave. Ne morëm 8 për qind të votave. Por ne nuk hoqëm dorë nga ndërtimi i një spitali. Ne thamë se do ta bëjmë dhe e bëmë. Ne nuk flasim për asgjë që nuk mund të bëjmë.”

 

Duke folur për deklaratat e Kılıçdaroğlu kundër refugjatëve dhe investitorëve të huaj, Erdogan tha se “Është gjithashtu një fatkeqësi që përballemi me një  person që e vetmja karakteristikë e tij është armiqësia kundër refugjatëve dhe investitorëve të huaj. Ne ndërtuam shtëpi në Sirinë veriore. E kemi bërë së bashku me organizatat tona joqeveritare. Ne vazhdojmë të punojmë për strehimin në Siri, të mbështetur nga Katari, me kapacitet për të akomoduar 1 milion refugjatë. Ne po krijojmë infrastrukturën për largimin vullnetar të sirianëve në Turqi. Ne besojmë se puna që bëjmë duhet të ketë aspekt njerëzor, të ndërgjegjshëm dhe Islam.”

 

Ne mbyllje te fjales se tij Presidenti Erdogan u shpreh që do të përfundojë punën e papërfunduar më 14 maj dhe do të punojë së bashku me popullin për të ndërtuar Shekullin e Turqisë.