Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar në Elbasan.

Në afërsi të vendit ‘Sporti i Vjetër’ në Elbasan, është pikasur një person i armatosur në atë zonë me kallashnikov dhe fishek në fole gati për qitje.

 

Arma është gjetur dhe sekuestruar jashtë rrugës, ndërsa personi e braktisi menjëherë sapo vuri re prezencën e efektivëve të policisë.

 

Bëhet me dije se ai është prangosur menjëherë nga policia dhe është shoqëruar në ambientet e policisë së Elbasanit.