Pas rreth 5 orësh debat, Kuvendi votoi dje dyfishimin e rrogave të deputetëve dhe rritjen me masën 80% të rrogave të ministrave, si pjesë e paketës për rritjen e pagave të të gjithë administratës shtetërore.

 

 

Projektligji i debatueshëm për shkak të rritjes së menjëhershme të rrogave që do të miratonin deputetët për veten e tyre, ishte planifikuar të votohej para zgjedhjeve, por u shty për shkak se në draftin fillestar të ardhur nga qeveria, ligjvënësit nuk përfitonin.

 

Gazetari i News 24, Osman Stafa, ka siguruar tabulatin e votimit të djeshëm ku rezulton se jo pak por 24 deputetë të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votën me Partinë Socialiste për rritjen e pagave të tyre.

 

Shumica e tyre janë pjesë e grupit “Alibeaj”, por pro kanë votuar edhe Agron Gjekmarkaj, Ervin Salianji e Xhelal Mziu të cilët më parë nuk janë pozicionuar në asnjë grupim.

 

Megjithëse ishin pjesë e seancës në fillim të saj, deputetët që mbështesin ish kryeministrin Berisha kanë munguar gjatë votimit dhe në tabulat rezultojnë si “jo të pranishëm”. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe deputetët e Partisë së Lirisë.

 

Tre deputetë, Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Petrit Doda kanë votuar kundër, ndërsa Flutura Açka dhe Elda Hoti kanë qenë në sallë në momentin e votimit, por nuk kanë votuar.

 

Ashtu siç paralajmëroi, Edi Rama e kishte aktivizuar kartën e tij në pajisjen elektronike ku votohet, por nuk ishte në sallë në momentin e votimit.

 

 

 

Deputetët e opozitës PRO

 

Ferdinand Xhaferraj

 

Ramadan Likaj

 

Gazmend Bardhi

 

Bledion Nallbati

 

Agron Gjekmarkaj

 

Xhelal Mziu

 

Merita Bakiu

 

Emilja Koliqi

 

Mesila Doda

 

Sajmir Koreshi

 

Kreshnik Collaku

 

 

Ervin Salianji

 

Eralda Bano

 

Seladin Jakupllari

 

Shpëtim Idrizi

 

Andia Ulliri

 

Jorida Tabaku

 

Lefter Gështenja

 

Arbi Agalliu

 

Helidon Bushati

 

Zheni Gjergji

 

Erjola Pampuri

 

Orjela Nebiaj

 

Dhurata Tyli

 

Të pranishëm që nuk votuan

 

Flutura Açka

 

Elda Hoti

 

Votuan kundër

 

Dashnor Sula

 

Bujar Leskaj

 

Petrit Doda