Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Gjirokastrën, Mirela Kumbaro mori pjesë në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak Dropull dhe betimin e kryetarit të bashkisë, Dhimitraq Toli.

 

Kumbaro vlerësoi se Toli në këtë mandat të dytë do të vijojë punën për transformimin e zonës.

 

“Dropulli i dha një fitore spektakolare Partisë Socialiste dhe Dhimitraq Toli ndër kryetarët më të votuar në Shqipëri, që bashkë me ekipin e Këshillit Bashkiak nis kështu mandatin e dytë në krye të punëve të bashkisë me shumë energji për t’i dhënë gjithë zonës transformimin e plotë e aq të merituar”, tha Kumbaro.