3 Prokurorë të Posaçëm dhe 27 punonjës në administratën civile, janë vakancat pranë BKH sipas raportimit të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Dumani tha se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 32 hetues të Byrosë Kombëtare, por ende ka vende vakante në BKH.
“Në lidhje me rekomandinijm e përmbylljes së plotësimit të vendeve vakante në SPAK dua të them se gjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të Byrosë komëbtare të hetimit, duke finalizuar në këtë mënyrë, plotësimin e kësaj strukture me emërimin e 60 hetuesve pranë BKH. Sidoqoftë, organika mbetet ende e paplotësuar. Ka ende vende vakante për 3 prokurorë të posacëm dhe 27 punonjës të administratës civile”,-tha Altin Dumani.