Një turiste spanjolle shtatzënë është shpëtuar teksa ka qenë duke bërë kalimin e shtegut Theth-Valbonë.
Turistja nuk është ndjerë mirë dhe ka mbetur në shteg ndërsa është dashur ndërhyrja e ekipit të Njësisë së Helikopterëve për ta shpëtuar.
Nëna dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën, falë ndihmës mjekësore që morën. Operacioni i shpëtimit u publikua nga ministrja Ogerta Manastirliu.