Një aksident ka ndodhur në aksin Borsh-Sarandë, ku një 50-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit.
Banues në Sarandë, G. C., duke drejtuar automjetin,, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
P as mjekimit në spitalin e Sarandës, 50-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të 50-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, një shtetase, banuese në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.