Situatë e tensionuar raportohet nga veriu i Kosovës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

 

 

Gazetarja Leonita Bajrami raporton se mes turmës në Zveçan është hedhur gaz lotsjellës.

 

Tensione ka dhe në komunat e tjera, të cilat tani drejtohet nga kryetarët e rinj të dalë nga zgjehdjet e jashtëzakonshme në vend.

 

 

Një ditë pasi bëri betimin, kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hynë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë. Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

 

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku janë të vendosura objekti i komunës dhe stacioni policor.