Një YouTuber nga Pensilvania që merret zakonisht me zvarranikët e ka filmuar veten duke u kafshuar nga një gjarpër jo helmues 50 herë, duke përfshirë edhe një herë në fytyrë.

 

Jesse Rothacker, themeluesi i ‘Forgotten Friend Reptile Sanctuary’, e postoi videon disa ditë më parë, me një gjarpër që e gjeti në mes të rrugës.

 

Videoja u shikua 82,372 herë në pak minuta dhe qindra njerëz komentuan, duke e cilësuar Jesse si një person që mund të bëjë gjithçka për disa klikime më shumë.

 

Ndërkohë që vetë adhuruesi i reptilëve shpjegon se videoja është bërë që njerëz të dallojnë gjarpërinjte helmues nga ata jo helmues. Mes të tjerash, ai shprehet se është kafshuar mijëra herë gjatë karrierës së tij.