Gjatë një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin Rama ka qenë përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Emanuel Salis, i cili u pyet në lidhje me një raport që ka nxjerrë organizata ndërkombëtare Transparency Internacional ku thuhet se qeveria shqiptare është e korruptuar.

 

 

Sali është shprehur se qeveria e Shqipërisë ka qenë shumë bashkëpunuese dhe çdo investim që është bërë, është bërë në një mënyrë shumë transparente dhe e dinë se si përkthehen paratë në rezultat.

 

Emanuel Salis: Nuk mund të flas për treguesit e organizatave të tjera, mendoj që nga ana e Banka Botërore ne jemi të vëmendshëm dhe jemi të vetëdijshëm që qeverisja është një punë në progres dhe duam të kontribuojmë për këtë dhe përmirësimi i qeverisjes është pjesë e vlerave tona dhe e objektivave tona. Sa herë që bashkëpunojmë me qeverinë në çdo projekt ne jemi të kënaqur që gjithçka nga fillimi në fund të këtij projekti është transparatente.

 

 

Është e qartë që paratë alkokohen në mënyrë të përsosur dhe ne e dimë se si përkthehen këto para në rezultate. Kështu që për ne kurdo që shohim mundësinë të punojmë së bashku për të përmirësuar institucionet jo vetëm në kontekstin e projekteve që ne mbështesim, por edhe në një objektiv më të gjerë, jemi të kënaqur ta bëjmë këtë. Ajo çfarë mund t’ju them është që përvoja jonë me projektet që kemi zbatuar është në përputhje me të gjitha standardet tona .

 

Ne jemi të prirur për të bashkëpunuar me qeverinë për të përmirësuar qeverisjen në kuadër të atyre aftësive që Banka Botërore mund të kontribojë.  Jemi të angazhuar për të përmirësuar qeverisjen aty ku BB mund të kontribuojë. S’ka më ryshfete kur njerëzit shkojnë të marrin dokumente pasi merren online. Për E-Albania duhet të jemi krenar pasi ka një trend shumë të mirë dhe do të punojmë dhe më shumë.’- u shpreh Salis.

 

Për këtë pyetje, ka reaguar edhe kryeministri Rama duke sqaruar se Transparency Internacional nuk flet për qeverisje të korruptuar, por flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor, por i përgjithshëm në të gjithë sektorët e jetës.

 

Edi Rama: Transparency Internacional nuk flet për qeverisje të korruptuar sepse detyra numër një e çdokujt që ka një mikrofon, një penë, një gojë në publik të mos shtrembërojnë burim e informacionit.

 

Transparent Internacional flet për korrupsionin që nuk është një fenomen pjesor por i përgjithshëm dhe nuk thotë qeveria, por thotë nga të gjithë sektorët e jetës, pushtetet, pushtetin ekzekutiv, gjyqësor dhe pushtetin e 4 që është media, një tjetër vatër korrupsioni që patjetër duhet dhe ajo të pastrohet, jo nga qeveria por nga auto-rregullimi i famshëm. Është korrupsioni i një niveli kriminal sepse është i bazuar në shantazhim, gjobëvënia e bizneseve, e aktorëve publik për përfitime financiare të pa deklaruara.

 

Ka media që bëjnë detyrën e tyre, unë nuk jam dakord me dy por nuk më shkon në mendje që media jua të them që është e korruptuar. Folëm për shfrytëzim të punës dhe punonjësve shfrytëzimi i gazetare është pjesë e kësaj.