Home Office ka nisur një fushatë reklamuese që synon pengimin e shqiptarëve për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Reklamat, të cilat do të shfaqen në shqip në Facebook dhe Instagram, do të paralajmërojnë se njerëzit do të “përballen me ndalimin dhe largimin” nëse bëjnë udhëtimin e paligjshëm, shkruan BBC.

 

“Nëse shkoni në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, do të përballeni me ndalimin dhe largimin”, është një nga sloganet.

 

Qeveria tha se fushata, duke filluar nga java e ardhshme, do t’i “bëjë të qarta rreziqet” me të cilat përballen emigrantët që shkojnë në Britani me varka të vogla.

 

Sipas Home Office, Shqipëria është një “vend i sigurt dhe i begatë” dhe shumë shtetas “po udhëtojnë nëpër vende të shumta për të bërë udhëtimin në MB” përpara se të bëjnë “kërkesa të rreme për azil”.

 

Fushata pason një lëvizje të ngjashme të mediave sociale të nisur nga qeveria në gusht të vitit të kaluar.