Kreu i Këshillit të Lartë Zgjedhor (YSK), Ahmet Yener, tha se procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Türkiye ka përfunduar, ndërsa njoftoi se nuk ka pasur raportime negative në Këshill dhe të kenë ndikim negativ në proces.
Yener në deklaratën për gazetarët u shpreh që zgjedhjet të jenë në dobi të kombit turk dhe demokracisë.
"Ka përfunduar procesi i votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura sot. Nuk ka pasur raportime negative deri më tani në këshillin tonë dhe të kenë ndikim negativ në procesin e votimeve", u shpreh ai.
Ai bëri të ditur se ankesat e paraqitura në Këshill janë vlerësuar dhe janë dërguar në këshillet zgjedhore të provincave.
Yener falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjedhjeve, ndërsa tha se do të njoftojnë më tej për heqjen e ndalesës transmetimit të rezultateve.