Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot pas 12 ditëve i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu ishte rrëzuar aksidentalisht nga një lis në Theth 12 ditë më parë.

 

Sipas informacioneve zyrtare shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, dyshohet se më datë 17 maj, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.

 

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai ka humbur jetën ditën e sotme.

 

“Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth”, tha policia.

 

Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.