Fëmijët e dhunuar plaken më herët.

 

Në fakt, dhuna lë shenja të pashlyeshme edhe në ADN dhe mund të rrezikojë shëndetin në rritje në vazhdim.

 

Me fjalë të tjera, abuzimet në fëmijëri dhe adoleshencë minojnë jetën e një individi, me dëmtime jo vetëm psikike, por edhe organike, sipas një studimi britanik.

 

Sipas raportit të fundit për të miturit viktima të abuzimit nga Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale, e cila ka analizuar të dhënat për vitin 2021 dhe gjysmën e parë të 2022, duke i krahasuar me vitin 2020, rastet e abuzimit me të miturit në shkolla.

 

Përballë të dhënave të tilla alarmante, shkenca konfirmon se ”abuzimet e pësuara në fëmijëri  përfaqësojnë dëme të qëndrueshme edhe në vitet që pasojnë”.

 

Një studim i publikuar në ”British Journal of Psychiatry” nxori në pah në një kampion prej 141,748 individësh të moshës 37-73 vjeç. ka treguar se dhuna e pësuar gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të shkurtojë telomeret, pjesa e ADN-së që vendos se sa duhet të jetojmë./ATSH