Qenushja Pearl, e racës chihuahua, është më e shkurtër se telekomanda e televizorit dhe përafërsisht sa një kartëmonedhë, thanë Rekordet Botërore Guinness.

 

Pearl u kualifikua për titullin pasi një veteriner në spitalin e kafshëve Crystal Creek në Orlando, Florida, e mati dhe përcaktoi se ajo qëndronte më pak se 9.14 cm nga toka dhe ishte e gjatë (nga koka te bishti) 12.7 cm.Këto përmasa nënkuptojnë se Pearl është aq e vogël sa mund të futet në xhep.

 

Pronarja e qenit, Vanesa Semler, e çoi Pearl në setin e “Lo show dei record”, talent show italian në bashkëpunim me Guinness.

Pearl ruajti qetësinë përballë duartrokitjeve të audiencës, gjë që i bëri përshtypje turmës, sepse qentë chihuahua njihen për temperamentin e tyre, ndonjëherë disi agresiv.