Një fans i goditur nga një mikrofon i hedhur nga Cardi B gjatë një shfaqjeje gjatë fundjavës paraqiti një denoncim në polici pas incidentit, tha të hënën Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas.

 

Cardi B hodhi mikrofonin e saj në drejtim të një fansi që i hodhi një pije gjatë shfaqjes së saj në Las Vegas të shtunën. Është e paqartë nëse pjesëmarrësi i koncertit që hodhi pijen është i njëjti person që ka paraqitur kallëzimin.

 

Në videon e publikuar në rrjete sociale dukej një pjesëmarrës i koncertit që i hidhte një pije artistes ndërsa ajo po performonte “Bodak Yellow”. Cardi B u hakmor duke e goditur me mikrofonin e saj fansin, i cili u shoqërua nga siguria disa çaste më vonë.

 

Denoncimi është dokumentuar, por nuk janë kryer arrestime. Vetë Cardi B nuk ka reaguar në lidhje me incidentin.

 

Incidenti shënon një tendencë shqetësuese të kohëve të fundit të fansave që ndërveprojnë në mënyrë të rrezikshme me artistët në evente live.

 

Një burrë nga Nju Xhersi do të dalë në gjykatë të hënën pasi dyshohet se hodhi një celular në drejtim të Bebe Rexhës gjatë një shfaqjeje në New York City muajin e kaluar. Të dy Harry Styles dhe Drake u goditën me celularë në korrik.