Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit, Pasurisë, Dhunës në familje dhe të Miturve, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, bënë ndalimin e shtetasit F. Ç., 19 vjeç, banues në Çorovodë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.