Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet e 9 muaj burg ish-efektivin e forcave RENEA, Remal Rada. Rada u arrestua me një armë snajper në makinë në zonën e Saukut.

 

Ndërsa me 5 vite u dënua Elton Hikthi, i cili po udhëtonte në automjet me ish-efektivin e RENEA-s. Ata do përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën pasi  u gjykuan me gjykim të shkurtuar.

 

Ish-efektivi i Forcave RENEA, Rada, u arrestua  më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, pasi në makinë ju gjet një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.

 

Rada kishte qenë pjesë e repartit RENEA, por kishte dhënë dorëheqjen nga policia.