Një 23-vjeçar është ndëshkuar me gjobë pasi kreu manovra të rrezikshme, me automjet me shpejtësi, në një zonë të banuar.

 

Policia bën me dije se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe që kryente manovra të rrezikshme, në një zonë të banuar, oficerët e Policisë Rrugore të Fierit bënë të mundur lokalizimin e automjetit që shfaqej në video, si dhe identifikimin dhe ndalimin e drejtuesit të tij, shtetasit R. D., 23 vjeç.

 

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 139 dhe 141 të Kodit Rrugor, shtetasi R. D. u ndëshkua me masë administrative 43 000 lekë.