Reshjet e dëborës në zonat malore të vendit kanë ftuar të pasionuarit pas turizmit malor të ngjiten në majat e larta.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot  pamje nga ngjitja e një grupi alpinistësh në malin e Krrabit në Pukë.

Duke i cilësuar pamje mbresëlënëse kreu i qeverisë, i cili vetë ka qenë këtë fundjavë në Bogë, tha se mali i Krrabit në Pukë është një destinacion i preferuar turistik i kësaj stine.

 

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.