Gjatë një raportimi për mbërritjen e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga Samiti i NATO-s, gazetarja e Sky News, Deborah Haynes, 46-vjeç, është përballur me një incident ku një mizë i hyri në gojë.

 

Gazetarja menjëherë është kollitur duke ndërprerë raportimin dhe më pas u rikthye me qetësi dhe me humor duke treguar se çfarë ndodhi.

 

 “Sapo hëngra një mizë”, tha gazetarja.

 

Ajo gjithashtu ka postuar në llogarinë e saj Twitter videon e incidentit duke lënë dhe një mbishkrim në të.

 

“Sapo hëngra një mizë! Rreziqet e raportimit live gjatë natës, ku insektet vërshojnë rreth dritës”, ka shkruar gazetarja.

 

I njëjti incident ka ndodhur edhe para 9 vitesh kur një kolegu të Deborah-së në Sky News, Adam Boulton, pësoi të njëjtin incident të ngjashëm.