Këngëtarja Adele dhe partneri i saj janë zyrtarisht të fejuar. Bëhet me dije se Rich Paul i propozoi Adele të enjten, më 25 korrik sipas Daily Mail, duke mohuar artikujt e mëparshëm që aludonin se çifti kishte lidhur kurorë në fshehtësi. 

Paul i propozoi ikonës së muzikës në vendlindjen e saj në Tottenham dhe sipas të njëjtave informacione, Adele ka nxituar ta ndajë lajmin e lumtur me miqtë dhe familjarët e saj, të cilët presin një martesë në fund të vitit të ardhshëm.

Ajo tha PO!/ Adele dhe Rich Paul janë zyrtarisht të fejuar

Paul dhe Adele

Në të njëjtën kohë, ‘The Sun’ citoi një burim të afërt me çiftin: Rich po planifikonte ta bënte atë në vendlindjen e saj dhe i dha një unazë të pabesueshme diamanti prej katër karatësh. Ata festuan me shampanjë.

Ky lajm i veçantë vjen menjëherë pas deklaratës së këngëtares se dëshiron të kthehet në Angli dhe të jetojë atje. Këngëtarja 36-vjeçare dhe 42-vjeçari blenë një rezidencë 58 milionë dollarëshe në Beverly Hills në pronësi të Sylvester Stallone dy vjet më parë, por e kanë shembur pjesën më të madhe të saj dhe po e rindërtojnë./Dosja