Vetingu ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati.
Sipas abcnews, largimi i tij është bërë pasi ai kishte një afat të caktuar për të plotësuar dosjen, por nuk ka dorëzuar asgjë.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.
Vehbi Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar, rreth një vit më parë.