Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pas ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet H. C., banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.