Dy agjentë të inteligjencës italiane dhe një pjesëtar i forcave izraelite ishin mes katër viktimave të fatkeqësisë së ndodhur në liqenin Maggiore në Italinë veriore pasditen e së dielës.

 

Dy agjentët italianë u identifikuan si Claudio Alonzi, 62 vjeç dhe Tiziana Barnobi, 53 vjeç. Mes viktimave ishte edhe Shimoni Erez, 50 vjeç, nga Izraeli.

 

Mes viktimave ishte edhe Anya Bozhkova, gruaja ruse 50-vjeçare e kapitenit të varkës.

 

Anija me më shumë se 20 turistë dhe ekuipazh u mbyt nga erërat e forta.

 

Sipas mediave italiane, varka kishte rreth 25 persona që po festonin ditëlindjen kur një stuhi u zhvillua mbi liqen, e cila më vonë u shndërrua në një “uragan të vogël”.

 

Varka 16 metra e gjatë u përmbys dhe u mbyt të dielën në mbrëmje midis qyteteve Sesto Calende dhe Arona.

 

Të gjithë përfuduan në ujë, por shumë nga pasagjerët notuan në breg ose u shpëtuan nga varka të tjera.

 

Zhytësit e shpëtimit dhe një helikopter u përpoqën për të ndihmuar në kërkimin në skajin jugor të liqenit së bashku me disa ambulanca të ndodhura në vendin e ngjarjes.

 

Liqeni Maggiore në anën jugore të Alpeve  ndahet nga Italia dhe Zvicra dhe është një destinacion popullor për turistët.

 

Kohët e fundit kjo zonë ka patur mot të keq, me shërbimin meteorologjik të Italisë që ka lëshuar paralajmërime për stuhi.