Vedat Muriqi u bë heroi i fitores së madhe që Mallorca arriti ndaj Real Madrid, në javën e 20 të kampionatit spanjoll.
Sulmuesi i Kosovës shënoi një gol të shkëlqyer me kokë, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij. Në minutën e 13, Muriqi përfitoi nga një krosim nga e majta e sulmit, për të shënuar me një parabël fantastike. Goditja e tij u devijua nga Nacho, duke u konsideruar si autogol i mbrojtësit të Realit.
Pavarësisht kësaj, Vedat Muriqi u shpall lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje.
Ky është goli i nëntë që shënon Muriqi në këtë sezon në La Liga. Edhe në fazën e parë, Muriqi kishte shënuar ndaj Real Madrid.
Me këtë humbje, Real Madrid vijon të mbetet 5 pikë pas Barcelonës së vendit të parë. Nëse katalanasit fitojnë sot në mbrëmje ndaj Sevilla, diferenca rrezikon të shkojë në -8.