Mërgim Berisha fakton se ky është sezoni i tij më i suksesshëm në Bundesliga, me një performancë të shkëlqyer ditën e sotme me fanellën e Augsburgut, ku i shënon dy gola gjiganteve botëror të Bayern Munich.

 

Eshtë pikërisht djaloshi i lindur në Gjermani nga prindër të Suharekës i cili nis vallen e golave në minutën e dytë.

Bavarezët janë dukshëm më të fortë, dhe “mbulojnë” me gola Ausburgun, katër realizime vetëm në pjesën e parë me protagonistë Pavard dy herë, Sane dhe Cancelo.

 

Në pjesën e dytë, sërish Berisha rihap sfidën në minutën 60, para se Alonso Davies për bavarezët dhe Cardona për Ausburg të vulosin rezultatin final 5-3.

 

Ky është goli i tetë në sezon për sulmuesin me origjinë shqiptare, që ka zgjedhur gjithsesi Gjermaninë si përfaqësuese.