Momente frike në Spanjë gjatë ndeshjes Cordoba-Racing de Ferrol e vlefshme për serinë C. Mbrojtësi i skuadrës së shtëpisë, Dragisa Gudelj, u rrëzua papritur në fushën e lojës pasi pësoi infarkt pas 10 minutave lojë.
Një situatë e ngjashme me atë të Cristian Eriksen në Euro 2020 dhe menjëherë pas rrëzimit të tij në fushë vrapuan për ta ndihmuar shokët e skuadrës dhe stafet mjekësore. Ata nisën menjëherë procedurat e rehabilitimit dhe për fat të mirë, lojtari u përmend pas pak çasteve e madje dëshironte të rikthehej në fushën e lojës.