Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhe-Balldre, ku një kamion ka përplasur një këmbësore dhe i ka shkaktuar plagë të rënda në trup.

 

E dëmtuara është transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal te Lezhës, ajo është ne gjendje te rende për shkak të plagëve që ka marrë.

Ndërsa grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur detajet dhe shkaqet e aksidentit.