Jose Mourinho nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e finales së parë evropiane në karrierën e tij, atë përballë Sevillas në ‘Europa League’.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai ka pritur arbitrat në parkingun e stadiumit ku i ka fyer për arbitrimin gjatë ndeshjes.
Fillimisht ai u vërsul ndaj Anthony Taylor, arbitrit kyresor me fjalët: Je një turp!
Më pas pati edhe kritika ndaj arbitrave të tjerë.
“U treguat vërtet të paaftë, ajo nuk ishte penallti. F**k UEFA!”
Presidenti i komisionit të arbitrave të UEFA-s, Roberto Rosseti u përpoq të qetësonte portugezin por pa sukses. Mourinho u afrua pranë autobusit të arbitrave më pas u largua drejt autobusit të Romës.
.