Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Moldavi, ku do të marrë pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).

 

Ky takim mbahet sot në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit.

 

Krahas pjesëmarrjes në sesionet kryesore të Komunitetit Politik Evropian, liderët do të zhvillojë edhe takime me me njëri-tjetrin.

 

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të Presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian.