Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri tha në një komunikim me mediat se pas lirimit nga burgu Tahiri do të mbajë kontakte me shërbimin e provës për çdo lëvizje, madje mund të dalë edhe jashtë vendit.

 

Ai sqaroi se vendimi i sotëm është i paapelueshëm, pasi është mbështetur në mënyrë të pakontestueshme nga tre grupe ekspertësh që kanë vërtetuar gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-ministrit.

 

Haxhia tregoi se bashkëshortja e Tahiri është e sëmurë ndaj e ka ta pamundur që të kujdeset e vetme për dy fëmijët e mitur.