Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lirimin nga qelia të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjatë një konference për media, Berisha u shpreh se ish-ministri u lirua me urdhër të kryeministrit Rama.

 

Sipas Berishës, Tahiri kërcënoi kryeministrin Rama për zbërthimin e lidhjeve të paligjshme të vëllait të tij Olsi Rama dhe ndaj u lirua pas ultimatumit të dhënë.

 

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthej të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

 

Kështu që është një urdhër direkt i Edi Ramës.

 

Saimir Tahiri ia dha këtë ultimatum botërisht. I keni parasysh deklaratat e tij.

 

Më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën, i cili tani është i ngërthyer në aferën McGonigal.

 

Po bën lobimin më të fuqishëm, por nuk do të shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Soros dhe miqve të tij.

 

Unë kam bindjen se drejtësia amerikane do i tregojë vendin këtij korruptori të McGonigal”, tha Berisha.