Qendra 1626/0 në shkollën “Ymer Lala” në Surrel ka patur probleme me pajisjen e identifikimit biometrik. Në këtë qendër voton edhe kryeministri Edi Rama.

 

Teksa është njoftuar se kryeministri Edi Rama do të shkojë për të votuar në orën 10:00, sipas Euronews, pajisja tashmë funksionoi, ndërkohë që procesi i votimit kishte më shumë se 2 orë që kishte nisur.

 

Në rast të mos funksionimit, qendra e votimit do të priste konfirmimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të vijuar identifikimin manual.